Muzeu Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne Kruje
Orari : 9.00 – 13.00 dhe 15.00 – 19.00, te Henen pushim
Tel.: +355 511 2 2225
Muzeu Kombetar „Gjergj Kastrioti Skenderbeu“ eshte inaguruar me 1 Nentor 1982, ndertuar ne keshtjellen e Krujes, ne te majte te hyrjes se saj. Muzeu eshte ndertuar ne Kruje per faktin se Kruja ishte qender e epopese shqiptare te shekullit XV kunder osmaneve dhe emri i saj behet i njohur ne gjithe Evropen.
Ndertesa ka karakterin e nje memoriali. Ne zgjidhjen arkitektonike te jashtme shquhen dy vellime kryesore, pjesa e shtrire horizontale me sallat e medha kryesore dhe pjesa me theksim vertikal, e trajtuar si kullat shqiptare te veriut.
Hapesirat e brendshme jane zgjidhur ne menyre qe mjediset te nderthuren duke krijuar nje hapesire te vetme te panderpere, ashtu sic eshte permbajtja e historise se paraqitur. Historia, arkitektura dhe arti perbejne nje te vetme.
Kohet e fundit Raiffeisen Bank sponsorizoi guiden turistike
te Muzeut "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" ne Kruje.
Muzeut Kombetar te Krujes i ka munguar nje guide e tille e cila eshte realizuar ne 3 gjuhe, Shqip, Aglisht dhe Gjermanisht.
Muzeu vizitohet cdo vit nga me shume se 80 mije vizitore.
Interesi per te ka ardhur ne rritje nga viti ne vit. Sipas perfaqeseusve te muzeut gjate vitit te kaluar numri i vizitoreve te muzeut u rrit me me shume se 20 mije ne krahasim me vitin 2003.
Nje interes ne rritje po gjen historia e Gjergj Kastrioti Skenderbeut dhe Kruja nga turistet Kosovare qe vijne ne Shqiperi.
0 commenti:
Posta un commento